Kosova dhe Serbia përballen në Këshillin e Sigurimit, çfarë pritet të ndodhë në OKB

8 Shkurt 2024 | 09:47

Sot pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e thirrur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe nga drejtori i të ashtëquajturës Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ku temë diskutimi do të jetë gjendja në Kosovë. Mediat kosovare bëjnë me dije se pjesë e kësaj mbledhje do të jetë shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Zijadeh.

Së fundmi në një intervistë për mediat serbe, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e dinarit është një nga vendimet të cilat synojnë t’i detyrojnë serbët të vendosin të largohen të qetë nga Kosova.

“Ekziston një argument i tërë se çfarë ka ndodhur, çfarë po dhunohet, çfarë terrori po bëhet ndaj serbëve dhe cili është qëllimi përfundimtar, që është dëbimi i serbëve nga Kosova, pra që ata të vendosin vetë se të largohen të qetë”, tha shefi i diplomacisë serbe.

Daçiç u ndal dhe te Asocacioni ku tha se pas 11 vitesh është turp që komuniteti ndërkombëtar fton ende Prishtinën që ta formojë atë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026