Agjencia e OKB-së jep alarmin për rrezik bërthamor në Ukrainë
Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike paralajmëroi për një katastrofë të mundshme në impiantin bërthamor të Zaporizhias, pas sulmit me dron ndaj tij.
Shefi i agjencisë, Rafael Mariano Grossi, ka dënuar sulmin ukrainas ndaj 6 reaktorëve të impiantit, aktualisht i kontrolluar nga rusët. Nga ana e saj, Ukraina ka mohuar çdo përgjegjësi.
“Sulme të tilla rrisin ndjeshëm rrezikun e një aksidenti bërthamor”, tha Grossi. Ai u kërkoi autoriteteve ushtarake që të mos ndërmarrin veprime që shkelin parimet bazë të mbrojtjes së impianteve atomike.
Tre persona mbetën të lënduar nga sulmi, sipas palës ruse. “Dëmet ndaj njësisë numër 6 të centralit nuk kanë kompromentuar sigurinë bërthamore, por ky është një incident serioz me potencialin për të cënuar integritetin e reaktorit”, sqaroi Agjencia e OKB-së.
Impianti i Zaporizhias është gjendur në shkëmbim zjarri që nga fillimi i pushtimit rus, por kjo është hera e parë që pëson tre goditje direkte.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta