Italia hyn në izolim, hapet Portugalia. Spanja nis sezonin turistik

15 Mars 2021 | 10:38

Në Itali u pastruan rrugët nga festimet e qytetarëve, të cilët gëzuan të dielën orët e fundit të lirisë.

Gjysma e rajoneve të vendit kanë hyrë sërish në izolim të ashpër, në përpjekje për të frenuar valën e tretë të pandemisë së coronavirusit, që ka çuar shtrimet në spitale përtej kapaciteteve.

Shkollat dhe dyqanet u mbyllën në 9 rajone dhe në provincën e Trentos, me restorantet që funksionuan vetëm për ushqime me vete.

Ndërkohë, Portugalia po del nga një izolim 2-mujor, me vendin që do të rihapet gradualisht në 7 javët e ardhshme, nëse gjithçka shkon sipas planeve.

Shkollat fillore dhe kopshtet, sallonet e bukurisë dhe libraritë janë mes subjekteve që u rihapën të hënën.

Biletat për në Majorka për periudhën e Pashkës u shitën brenda pak orëve, pasi Gjermania hoqi karantinën për qytetarët që ktheheshin nga ishujt e Spanjës.

Sidoqoftë izolimi në Gjermani do të mbetet në fuqi të paktën deri në fund të marsit dhe hotelet nuk presin dot turistë që prej nëntorit.

Kompania vartëse e “Lufthansa”, “Eurowings”, ka shtuar 300 fluturime të tjera drejt ishujve spanjollë për shkak të rritjes së kërkesës.

Moti i mirë dhe hapja e plazheve ka sinjalizuar fillimin e sezonit turistik në Valencia.

Qytetet Benidorm dhe Gandia kanë hapur tashmë dyert, i pari me mbi 6 mijë ngastra shezlongësh në rërë dhe i dyti gati për të pritur mbi 50 mijë persona përgjatë vijës së tij bregdetare. Sidoqoftë, vizitorët duhet të jenë të pajisur me testin që ka rezultuar negativ.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026