Kërcënimi i ISIS, blindohen stadiumet ku do të luhen ndeshjet e Champions League
Liga e Kampionëve është kryefjala e sportit botëror të martën dhe të mërkurën ku në fushë zbresin 8 skuadra. Reali i Madridit përballet me Manchester Cityn në Spanjë, ndërsa paralelisht në Emirates luhet Arsenal-Bayern. Të mërkurën Atletiko Madrid pret Dortmundin, ndërsa PSG Barcelonën. Kur duhen ende disa orë nga nisja e këtyre përballjeve një alarm ka shkaktuar shqetësim në rrjetet sociale, i cili lidhet me shtetin islamik të ISIS.
Këta të fundit nëpërmjet një reagimi në rrjetet e tyre sociale kanë publikuar një foto në të cilën bëhen thirrje për vrasje në 4 stadiumet ku do të luhen ndeshjet, konkretisht në Bernabeu, Emirates, Wanda Metropolitano dhe Parc De Princes. Thirrja është bërë mbrëmjen e së hënës ndërsa është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, teksa reagimi ka qenë i madh.
Për të shmanguar çdo lloj ngjarje kriminale apo edhe terroriste, autoritet në këto shtete kanë shtuar masat e sigurisë, ndërsa një numër i madh efektivësh policie janë vendosur në terren, madje duke qarkulluar disa orë para ndeshjeve. Këto masa do ta shoqërojnë të gjithë kompeticionin, i cili ka një mesatare të lartë të tifozëve në stadium. Kjo nuk është hera e parë, pasi edhe në të shkuarën ka pasur kërcënime të tilla, si ai në finalen e Champions mes Realit të Madridit dhe Juventus.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta