NATO zbulon spiunët rusë në seli
NATO ka zbuluar dhe dëbuar persona të dyshuar si spiunë të Rusisë në selinë qendrore të saj në Bruksel.
Këtë e konfirmoi sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg, për median gjermane Bild, teksa nënvizoi se personeli rus fshihej nën petkun diplomatik, por zhvillonte aktivitete të inteligjencës.
“Po vështirësojmë kushtet për ta bërë të pamundur depërtimin e spiunëve rusë apo aktiviteteve të paligjshme në vendet e NATO-s”, tha Stoltenberg.
Në të njëjtën intervistë, Jens Stoltenberg i referohet aktivitetit të gjerë të shërbimeve sekrete ruse në Europë:
“Ne kemi parë që shërbimet e inteligjencës ruse kanë operuar në vendet europiane për shumë vite. Gjithashtu vërejmë se janë bërë përpjekje për intensifikimin e aktiviteteve të tyre. Nga ana tjetër, sigurisht që edhe aleatët e NATO-s i ndjekin nga afër këto aktivitete” theksoi shefi I Aleances.
Pas intervistës së Sekretarit të Përgjithshëm, një zyrtar i lartë i NATO-s sqaroi se zyrtarisht përçarja mes NATO-s dhe Rusisë kishte ndodhur që në tetor 2021, disa muaj para pushtimit rus të Ukrainës, kur Rusia pezulloi misionin e saj diplomatik në NATO.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 22:21 Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 22:17 Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione