Gjermani| “AfD” mohon akuzat për dezinformim

10 Prill 2024 | 17:48

Një politikan i të djathtës ekstreme gjermane akuzohet se është paguar 25 mijë euro për të shpërndarë informacione të rreme nga Rusia. Si kundërpërgjigje ai shprehet se akuzat janë pjesë e një fushatë shpifjeje kundër tij.

A pranoi një politikan i të djathtës ekstreme “Alternativa për Gjermaninë” që të paguhet për të përhapur propagandën e Kremlinit?

Petr Bystron, i cili është i dyti në listën e kandidatëve të AfD për zgjedhjet e Parlamentit Evropian në qershor, mohon akuzat se mori para për të përhapur informacione dhe retorikë pro-ruse.

Bashkë-kryetari i AfD-së, Tino Chrupalla, iu përgjigj akuzave të martën në parlamentin gjerman.

“Së pari, ne tashmë kemi shprehur në mendimin tonë për këtë çështje. Kjo është një opinion personal që ai mban. Në parim ne nuk tolerojmë që një anëtar i parlamentit të lejojë që pozicioni i tij të influencohet nga paratë. Ky është pikërisht argumenti i parë. Megjithatë, presumimi i pafajësisë vlen edhe për Petr Bystron. Ne po flasim për dyshime, akuza. Aktualisht, nuk disponojmë asnjë provë apo dëshmi. Prandaj, zbatohet presumimi i pafajësisë. Dhe deri më tani, ne i besojmë fjalës së Petr Bystron në këtë rast, më shumë”, tha Tino Chrupalla, bashkëkryetar i AfD-së.

Autoritetet çeke janë, sipas raportimeve, në posedim të regjistrimeve të cilat mund të jenë inkriminuese, por për momentin nuk kanë plan t’i publikojnë.

Bystron thotë se kurrë nuk ka marrë para nga rrjeti pro-rus Voice of Europe, dhe thotë se pretendimet për marrjen nga ana e tij të 25,000 eurove janë pjesë e një “fushate shpifjeje.”

AfD aktualisht renditet në vendin e dytë në sondazhet gjermane, pavarësisht humbjes së fundit të mbështetjes pas një takimi sekret gjatë të cilit tema e diskutimeve ishin dëbimet e detyruara. Shqetësimet po rriten mbi ndikimin e Moskës në zgjedhjet e ardhshme evropiane.

“Deputetët po kërkojnë një hetim urgjent në lidhje me skandalin, pas akuzave se kandidatët politikë nga gjashtë vende të BE-së mund të jenë paguar për të përhapur propagandën pro-Kremlinit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026