Parlamenti Evropian miraton paktin për Azilin dhe Emigracionin në BE

10 Prill 2024 | 18:41

Pas shumë vjetësh negociata, Parlamenti Evropian ka miratuar një reformë të madhe për rregullat e migrimit dhe azilit në Bashkimin Evropian.

Pakti i BE-së për Emigrimin dhe Azilin është diskutuar prej vitit 2015.

Tani, pas miratimit, ai duhet të hyjë në fuqi brenda dy vjetëve.

Pakti është i hartuar për të përshpejtuar procesin e azilit dhe për të mundësuar kthimin më të shpejtë të emigrantëve nëpër vendlindjet e tyre.

Ky dokument do t’iu kërkojë vendeve anëtare të BE-së që ta ndajnë përgjegjësinë për azilkërkuesit.

Vitin e kaluar janë regjistruar rreth 380.000 kalime ilegale nëpër kufijtë e bllokut evropian, shifra më e lartë prej vitit 2016.

Pakti për migrimin është përkrahur prej dy grupeve kryesore politike – grupit të qendrës së djathtë, Partisë Popullore Evropiane dhe Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, grup i qendrës së majtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026