Përplasen me armë me FSB-në, vriten të dyshuarit për terrorizëm në Rusi
Forcat speciale ruse vranë 2 persona, të dyshuar se po komplotonin sulme terroriste. Lajmin e bënë të ditur forcat vendase të sigurisë, sipas të cilave të dyshuarit u vranë në një shkëmbim zjarri në rrethinat e Nalçikut, kryeqytet i republikës Kabardino-Balkaria, në jug të vendit, ku ekstremistët islamikë janë vendosur prej dekadash.
Të dyshuarit e gjetën veten të rrethuar dhe hapën zjarr ndaj forcave speciale të FSB-së, të cilat reaguan. Për momentin nuk ka detaje për atë që po planifikonin.
Shkëmbimi i zjarrit erdhi në një kohë kur masat e sigurisë në Rusi janë rritur pas sulmit të 22 marsit në një sallë koncertesh në Moskë, ku mbetën të vrarë 145 persona. Përgjegjësia e atentatit terrorist u mor përsipër nga një fraksion i grupit Shteti Islamik.
Por pavarësisht kësaj, Kremlini akuzoi Ukrainën si mbështetëse të sulmit dhe premtoi hakmarrje. Nga ana e tij Kievi mohoi çdo përgjegjësi, ndërsa Perëndimi i bëri thirrje Moskës që të mos e përdorë ngjarjen si pretekst për të intensifikuar sulmet ndaj fqinjit të saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 18:20 Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 18:09 Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar