Zyrat e gazetës investigative ruse sulmohen me substancë të panjohur kimike
Gazeta investigative ruse “Novaya Gazeta” tha në një deklaratë të hënën se zyrat e saj në Moskë ishin sulmuar me një substancë të panjohur kimike.
“Godina jonë në Moskë, ku ndodhen edhe zyrat e redaksisë, është sulmuar të hënën me anë të një substance kimike”, tha Dmitry Muratov, kryeredaktori i gazetës, në një deklaratë.
“Nuk mund të qarkullojmë midis kateve apo të dalim nga ndërtesa”, tregoi ai.
Substanca kimike po hetohet nga shërbimet e sigurisë ruse.
Hetimi në Siri
Ky incident vjen pasi tre organizata jo-qeveritare ngritën padi kundër grupit mercenar ‘Wagner’ pasi këto të fundit torturuan dhe vranë një të arrestuar në Siri. Gjatë deklaratës së tij, Muratov thotë se kjo çështje ishte bazuar në artikujt e gazetës.
Në vitin 2019, Novaya Gazeta publikoi një investigim mbi vrasjen. Pamjet tregojnë një burrë që flet rusisht teksa gjuan viktimën me çekiç, e copëton dhe më pas i vendos flakën trupit të tij.
Gazeta publikoi gjithashtu të hënën një hetim mbi abuzimet e kryera në Çeçeni, Republika autonome në rajonin e Kaukazit që drejtohet nga udhëheqësi autoritar Ramzan Kadyrov.
Precedente të shumëfishta
Novaya Gazeta dhe gazetarët e saj vazhdimisht kanë qenë shënjestër të sulmeve, që nga krijimi i gazetës në vitin 1993.
Në vitin 2006, gazetarja Anna Politkovskaya u vra me armë në hyrjen të banesës së saj në Moskë.
Ajo po hetonte presidentin rus Vladimir Putin dhe taktikat e Kremlinit në Çeçeni.
Në vitin 2018, jashtë zyrave të gazetës kishin vendosur një kurorë lulesh dhe një kokë dhie të prerë me një shënim ku shkruhej: Për kryeredaktorin e Novaya Gazeta”
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet