“Raundin e fituat”-Eksperti zbulon bisedën mes Biden e Netanyahut pas sulmit iranian

14 Prill 2024 | 20:53

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi, ka treguar se pak orë më parë, presidenti i SHBA-ve, Joe Biden dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë zhvilluar një bisedë telefonike, pas sulmit të Iranit.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Krisafi zbuloi se Biden i ka kërkuar Netanyahut që Izraeli të mos kundër-sulmojë Iranin, duke i thënë ‘këtë raund e fituat ju’.

Krisafi tha gjithashtu se Irani është një forcë e madhe në rajonin e Lindjes së Mesme dhe shtoi se sulmi i tij ndaj Izraelit ishte thjeshtë sa “për të shpëtuar fytyrën” pas sulmit izraelit në Konsullatën iraniane në Damask.

“Unë nuk mendoj se Irani është i rrethuar, sot madje është në ofensivë. Nëse ka një kandidat në Lindjen e Mesme për të qenë hegjemon, është Irani. Ka nën kontroll Irakun, Sirinë, Libanin dhe një pjesë të Jemenit nën kontroll. Qëllimi i Iranit është të rrethojë Arabinë Saudite dhe Izraelin. Për të kuptuar pse ndodhi ajo e djeshmja, Irani ka krijuar këtë sistemin këtu.

Irani nuk e rrezikon këtë sistemin që e ka krijuar prej 20 vitesh, duke u futur në luftë të madhe me Izraelin dhe SHBA-të. Ajo që ndodhi dje ishte për të treguar një lloj force, ose për të shpëtuar fytyrën. Në radhë të parë për të shpëtuar fytyrën brenda vendit. Mënyra si ishte i përgatitur sulmi, ata e dinin se do dështonte. Fakti që Izraeli është larg, ishte e vështirë që ta gjente Izraelin në vështirësi.

Izraeli tregoi se ka një mbrojtje ajrore të jashtëzakonshme, e ndihmuar dhe nga aleatët. E treta u tregua se aleatët ishin të gjithë në krah të Izraelit. Para 2-3 orësh ka pasur një bisedë telefonike mes Biden dhe Netanyahut, ku Biden i ka kërkuar që Izraeli të mos kundërpërgjigjet duke i thënë ‘këtë raund e fituat ju’”, tha Krisafi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026