Al Jazeera: SHBA nuk do e mbështesë Izraelin nëse vendos të kundërsulmojë Iranin

14 Prill 2024 | 15:22

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Irani nisi “sulmin hakmarrës” ndaj territorit të Izraelit, si kundërpërgjigje e goditjes nga ana e Izraelit të Konsullatës iraniane në Damask.

Sipas mediave të huaja, administrata e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, nuk do të marrë pjesë drejtpërdrejtë nëse Izraeli vendos të kundërsulmojë Iranin.

Al Jazeera raporton se sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, Biden ka qenë shumë kritik ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu-t.

Pas sulmit nga Irani, Biden shprehu mbështetjen ndaj Izraelit, por në prapaskenë ai është shumë i qartë se SHBA nuk do të mbështeste një sulm ndaj territorit iranian.

Administrata Biden kërkon përdorimin e diplomacisë dhe këmbëngul se ajo nuk do të përfshihet drejtpërdrejtë në një konflikt me Republikën Islamike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026