Kriza politike në RMV, Zaev pritet të takohet sot me kreun e VMRO-DPMNE-së
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të takojë sot kryetarin e VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski për të diskutuar mbi ngërçin politik në Shkup.
Gazetarja Ferikan Iljazi raportoi nga Shkupi se në këtë takim do të flitet për tejkalimin e ngërçit politik, i cili ka shkaktuar edhe bllokimin e Kuvendit.
Temat kryesore do të jenë kodi zgjedhor edhe regjistrimi i popullsisë, këtë të fundit e kundërshton VMRO DPMNE-ja për shkak të pandemisë.
Mickoski kishte kërkuar që censusi të shtyhet për në shtator, për shkak se edhe nëse vaksinohen sot regjistruesit, nuk mjafton koha për të zhvilluar imunitetin, pasi regjistrimi në vend fillon me 1 prill.
E ndërkohë që mes partive politike me etni maqedonase shihet frymë bashkëpunimi për zhvillimet në Kuvend, e kundërta ndodh në kampin shqiptar.
Edhe BDI kishte thirrur një takim sot mes partive shqiptare pikërisht për censusin.
Megjithatë koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët-Alternativa refuzoi pjesëmarrjen, duke thënë se ky takim duhej të ishte thirrur para miratimit të ligjit për censusin e jo në gjysmë të procesit.
Lexoni gjithashtu:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.