Hodhën fishekzjarre për ditëlindje në mesnatë, policia ndalon në flagrancë 3 persona

15 Prill 2024 | 12:44

Tre persona janë kapur në flagrancë në Tiranë pasi kanë kanë shpërthyer fishekzjarre në mesnatë në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Policia ndërmorri një aksion pasi kishte raportime se qytetarë dhe subjekte të ndryshme private, kryesisht në orët e mesnatës në evente të ndryshme dhe festimeve familjare, kanë shpërthyer fishekzjarre, duke cënuar sigurinë dhe duke u bërë shqetësim në qytet.

“Gjatë mesnatës në një aksion nga policia janë kapur në flagrancë 3 shtetas duke hedhur fishekzjarre në vende të ndryshme, konkretisht:

– Në rrugën “Arkitek Sinani”, është konstatuar shtetasi M. Xh.;

– Në rrugën “Omer Nishani”, është konstatuar shtetasi B. K.;

– Në rrugën ”Spiro Cipi” është konstatuar shtetasi A. V..

Lëndët piroteknike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dhe për të tre rastet e mësipërme janë kryer veprimet procedurale dhe materialet i kanë kaluar Prokuorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi përdorimin e lëndëve plasëse”, parashikuar nga nenet 282 dhe 274 të Kodit Pena”,-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se u godit me...
21:37 | 24/06/2026

Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)

Një stuhi e fortë breshëri ka goditur fshatin Drizë, në bashkinë e Gramshit, duke shkaktuar dëme të mëdha në sektorin bujqësor dhe duke vënë në...
21:32 | 24/06/2026