​Vjosa Osmani: Zvicra e gatshme për ta ndihmuar Kosovën në sigurimin e vaksinave

12 Mars 2021 | 12:56

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një takim me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Me anë të një njoftimi të shpërndarë për mediat, zyra e shtypit të presidentes Osmani thotë se pritet, që mes Kosovës dhe Zvicrës të ketë bashkëpunime në disa fusha.

“U.d. Presidentja Osmani theksoi poashtu që si rezultat i kësaj vizite, tashmë janë ndërmarrë hapat e parë për konkretizimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe që shumë shpejt do të iniciohen projekte e nisma të tjera në fusha të ndryshme konform prioriteteve zhvillimore të qeverisjes së re”, thuhet në njoftim.

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani po ashtu bën të ditur se Zvicra ka shprehur gatishmërinë e saj për të ndihmuar Kosovën me vaksina anti-covid.

“Duke folur për situatën aktuale me pandeminë, u.d. Presidentja Osmani vlerësoi lartë gatishmërinë e autoriteteve zvicerane për të parë mundësitë për të ndihmuar Kosovën në sigurimin e vaksinave”, sqarohet më tej.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026