Euro shënon rënie rekord, prek nivelin më të ulët në këmbimin valutor
Monedha euro e nis javën në vlerën e 100.7 lekë, duke shënuar nivelin më të ulët që prej korrikut 2023.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro dhe dollari u zhvlerësuan kundrejt lekut përkatësisht 0.53 dhe 0.45 lekë, duke vijuar trendin rënës përgjatë javës së fundit.
Të njëjtin vijim kanë pësuar edhe paundi britanik dhe frangat zvicerane, të cilat këtë fillim jave ranë me 0.65 dhe 0.54 lekë, duke forcuar kështu pozitën e monedhës kombëtare.
Zbritja e vlerës së valutës së huaj sugjeron një shtim të ofertës së monedhës në tregun vendas. Kjo mund t’i atribuohet nivelit të lartë të turizmit, që ka tejkaluar kufijtë e sezonit tradicional në vendin tonë.
Monedha europiane e nisi vitin duke u këmbyer me lekun me 103.24. vlera më e lartë e këmbimit u shënua më 27 mars, 104.2 e për t’u rrëzuar më tej 102.87 brenda dy ditësh, me 1,2%.
LEXONI GJITHASHTU:
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)