Mediat greke: Pse Mitsotakis kandidoi Belerin për eurodeputet?
Një ditë pas publikimit të lajmit për kandidimin e Fredi Belerit nga partia “Demokracia e Re” për zgjedhjet europiane të 9 qershorit, mediat greke kanë zbardhur arsyet e këtij vendimi të marrë nga kryeministri Mitsotakis.
Sipas Kathimerini, 3 ishin arsyet që luajtën rol kyç në kandidimin e Belerit. Së pari, duke qenë se çështja e kandidimit të Fredi Belerit ishte bërë publike më herët, Mitsotakis konsideroi se mospërfshirja e tij do të dërgonte mesazhin e gabuar pasi mund të interpretohej si një tërheqje ndaj Shqipërisë. Së dyti, preferenca ndaj Fredi Belerit ishte rritur dhe së fundmi presioni politik i marrë nga partia “Demokracia e re” nuk mund të përjashtohej.
Fredi Beleri është një ndër 42 kandidatët. Pavarësisht zgjedhjes, kandidatura e tij është kundërshtuar nga ministri i Jashtëm i Greqisë, dhe këshilltarja për politikën e Jashtme pranë kryeministrit grek Aleksandra Papadhopoulou, sipas të cilëve vendosja e tij në listën e kandidatëve për eurodeputetë, do ta kthente këtë çështje nga europiane në dypalëshe me Shqipërinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta