Zgjedhjet në Holandë pa surpriza, emigracioni, jo më çështja kryesore
Votuesit holandezë duket se do t’i japin Partisë Konservatore të Mark Rutte një mandat tjetër 4-vjeçar në zgjedhjet elektorale të cilat do të mbahen pas disa ditësh dhe i cili shihet si një referendum edhe për mënyrën e menaxhimit të pandemisë ndaj koronavirusit.
Rutte, 54 vjeçar, është kryeministri i Holandës që nga viti 2010, duke e bërë atë një nga liderët evropianë më jetëgjatë.
Pavarësisht se qeveria holandeze u përball me protesta të shumta që nga vendosja e maskave e deri tek procesi i ngadaltë i vaksinimit, votuesit e vlerësojnë Rutte-n për sigurimin e shtretërve të mjaftueshëm në spitale gjatë dy valëve të Covid-19.
Mbështetja e qeverisë ndaj kompanive gjatë pandemisë, e ka mbajtur papunësinë në shifrat 4%, pavarësisht vështirësive ekonomike.
“Ashtu siç shihet në analizat tona, preferencat e njerëzve kanë filluar të orientohen nga e majta. Ata tashmë kanë parë që njerëzit kanë nevojë për mbështetje, mbështetje financiare dhe mbështetje nga ana e qeverisë. Kështu që ekonomia është sërish në krye, ndërkohë që në 4 ose 5 zgjedhjet e fundit, çështja kryesore ishte emigracioni”, tha André Krouëel, studiues i politikës, Universiteti i Amsterdamit.
Tre sondazhe të kryera gjatë javës së fundit të fushatës elektorale, nxjerrin në krye partinë konservatore të Rutte, e ndjekur nga rivali i tij Geert Wilders, kryetari i partisë së Lirisë dhe që është gjithashtu edhe kundër islamit, i cili këto kohë po drejton opozitën parlamentare.
Wilders shprehet që ‘besoj që krizat janë për tu mbështetur tek lideri dhe jo për të bërë eksperimente’.
Gjatë këtyre zgjedhjeve, emigracioni nuk shihet më si çështja kryesore, dhe vetë Partia e Lirisë e Wilders ka bërë fushatë më shumë për shpenzimet ndaj kujdesit shëndetësor dhe bizneseve të vogla si dhe kundër orës policore, e cila shkaktoi dhe shumë protesta me vendosjen e saj.
Ndër partitë e tjera të mëdha, laburistët, të majtët e Gjelbërt si dhe partia pro-arsimimit po luftojnë me demokristianët për vendin e tretë. Me shumë gjasa, dy ose tre nga këto parti do ti bashkohen koalicionit të partisë konservatore të udhëhequr nga Rutte.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)