Bienalja e Venecias 2024: Maccaferri, sponsor i Pavionit shqiptar
Kjo iniciativë dëshmon përkushtimin e Maccaferri për vlerësimin e pasurisë artistike dhe kulturore shqiptare, si edhe konfirmon interesin që ka Grupi për tregun ballkanik.
Bolonja, 17 Prill 2024 – Officine Maccaferri, lider global në sektorin e inxhinierisë civile dhe mjedisore, shpall mbështetjen e saj si sponsor, për ekspozitën Love as a Glass of Water e artistes Iva Lulashi, që përfaqeson Pavionin e Shqipërisë me rastin e Ekspozitës së 60-të Ndërkombëtare të Artit – Bienale e Venecias, që do të organizohet nga 20 prilli deri më 24 nëntor 2024.
Duke mbështetur Pavionin Shqiptar, Officine Maccaferri synon të theksojë angazhimin e kompanisë për vlerësimin e artit dhe kulturës vendase, ku Grupi është i pranishëm prej më shumë se njëzet vitesh, fillimisht me një prani tregtare dhe më pas, prej vitit 2009 me një fabrikë prodhimi, dhe sot ndër operatorët industrialë të konsoliduar. Që në fillim të viteve Dymijë, Maccaferri Balkans ka marrë pjesë në zbatimin e projekteve të rëndësishme të infrastrukturës dhe së fundmi ka inauguruar një fabrikë të re prodhimi në Shijak me synimin për ta bërë atë qendrën kryesore të prodhimit për zonën evropiane dhe të Lindjes së Mesme, si dhe një qendër ekselence për zhvillimin e teknologjive bashkëkohore.
Bienalja e Venecias, është ndër ngjarjet më prestigjioze të artit bashkëkohor, e njohur në të gjithë botën. E titulluar “Të huaj kudo” – “Foreigners Everyëhere” dhe e kuruar nga Adriano Pedrosa, këtë vit Ekspozita Ndërkombëtare shoqërohet me 88 Pjesëmarrje Kombëtare në pavionet historike në Xhardini, Arsenal dhe në qendrën historike të Venecias.

Pavioni shqiptar, i cili hap seksionin e ekspozitës kushtuar pjesëmarrjeve kombëtare, do të mirëpresë ekspozitën “Love as a Glass of Water”, kushtuar pikturave të artistes shqiptare Iva Lulashi. E frymëzuar nga “teoria e gotës së ujit”, që daton nga periudha para-revolucionare dhe e lidhur me mendimtaren radikale dhe feministe Aleksandra Kollontai, artistja eksploron përmes veprave të saj, tema të tilla si dashuria, dëshira dhe erosi. Ekspozita është kuruar nga Antonio Grulli, me porosi të veçantë të z. Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë.
“Kemi kënaqësinë të mbështesim Pavionin Albania dhe artisten Iva Lulashi në një skenë të jashtëzakonshme si Bienalja e Venecias, një nga ngjarjet më të rëndësishme artistike në mbarë botën”. – deklaroi Sergio Iasi, President i Officine Maccaferri. “Duke promovuar vlerën e artit dhe kulturës shqiptare, ne synojmë të japim një demonstrim të mëtejshëm, për lidhjen tonë të fortë me vendin, ku pesëmbëdhjetë vjet më parë vendosëm të hapnim një degë prodhimi, duke marrë parasysh rëndësinë e madhe që ka tregu ballkanik në strategjinë tonë globale. Jemi krenar per investimet e kryera ne Shqipëri dhe në një të ardhme të shpejtë do të angazhohemi për të zhvilluar më tej prezencën tonë industriale”.
E themeluar në 1879, Officine Maccaferri është lider global në inxhinierinë civile dhe mjedisore me mbi 20 fabrika në 4 kontinente të ndryshme, afërsisht 3,000 punonjës dhe një prani tregtare në mbi 130 vende. Me një xhiro prej mbi 600 milionë euro (më 31 dhjetor 2023), Officine Maccaferri ofron zgjidhje të avancuara inxhinierike për zbutjen e rrezikut hidrogjeologjik, për zhvillimin dhe sigurinë e infrastrukturës së transportit dhe mjedisit urban. www.maccaferri.com
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta