Dita e Zisë në Kosovë për gratë e vrara, Hovenier: Të bëjmë më shumë kundër dhunës
Dita e sotme ka qenë një ditë zie për Kosovën nga presidentja Vjosa Osmani, “në kujtim të të gjitha grave dhe vajza të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”.
Flamuri i SHBA-së në ndërtesën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë është ulur në gjysmështizë për nder të Ditës së Zisë.
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka thënë se sot nderohen dhe kujtohen të gjitha viktimat e femicidit dhe dhunës në familje.
Ai tha se rastet e fundit të dhunës në familje nënvizojnë nevojën urgjente për të bërë më shumë për parandalimin e këtij fenomeni.
“Rastet e fundit dhe veprimet e dhunës në familje nënvizojnë nevojën urgjente për të bërë më shumë në adresimin dhe parandalimin e të gjitha formave të dhunës kundër grave dhe vajzave.
Ne duhet të përpiqemi të ndërtojmë shoqëri ku secili individ mund të jetojnë i lirë prej frikës dhe lëndimit”, ka thanë Hovenier.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta