Rikthehen protestat në Gjeorgji/ Shoqëria civile kundër nismës për ligjin ‘rus’
Policia në Gjeorgji përdori gaz lotsjellës kundër protestuesve të mbledhur jashtë Parlamentit në Tbilisi, për të kundërshtuar ligjin për “influencën e huaj”, i propozuar nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane.
“Qëllimi i këtij ligji është transparenca dhe kufizimi sa më shumë i: polarizimit, radikalizmit, agresivitetit, ekstremizmit fetar, dobësimit të institucioneve, financimit të stileve jotradicionale të jetesës dhe financimi i synimeve revolucionare radikale të partive”-theksoi Mamuka Mdinaradze, kryetar i grupit parlamentar të Ëndrra Gjeorgjiane
Parlamenti debatoi draftin por e shtyu votimin për të mërkurën. Ligji përmban një propozim që partia në pushtet tërhoqi vitin e kaluar pas protestave masive që mbushën rrugët.
Kundërshtarët e propozimit argumentojnë se ai mund të nxjerrë nga shinat ambiciet e Gjeorgjisë për t’iu bashkuar BE-së dhe e cilësojnë atë si një “ligj rus”.
Një grup protestuesish sulmoi gazetarin e një televizioni të afërt me qeverinë. Ndërsa gazetarë të tjerë nga mediat digjitale denoncuan agresionin nga policia.
“Sërish i themi jo ligjit rus. Është një fatkeqësi që në vend që të punojmë për të ardhmen, të studiojmë apo të argëtohemi, duhet të mblidhemi këtu çdo vit, sërish e sërish. Sidoqoftë, koha e kaluar këtu nuk shkoi dëm, sepse kemi arritur rezultate”-tha një protestuese.
Presidentja e Gjeorgjisë ka paralajmëruar se do të vendosë veton nëse ligji kalon. Ajo u dërgoi një mesazh liderëve evropianë, duke u kërkuar që të diskutojnë zhvillimet në sesionin e ardhshëm të Këshillit Evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta