Sulmi rus vret 17 persona, mbi 60 të plagosur në qytetin Çernihiv

17 Prill 2024 | 19:24

Një sulm me raketa ruse ka vrarë të paktën 17 persona në qytetin Çernihiv, në veri të Ukrainës.

Ministria e Brendshme në Kiev raportoi se nga i njëjti sulm mbi 60 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Raketat goditën një godinë 8-katëshe në afërsi të qendrës së qytetit, disa orë pasi pala ukrainase kishte goditur një bazë ajrore ruse në Krimenë e pushtuar.

Të dhënat e Kievit zyrtar duhet ende të konfirmohen, edhe pse video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë një zjarr të rënë në pistën e lokalitetit Dzhankoj, në veri të Krimesë, ku thuhet se kanë vdekur disa ushtarë rusë.

Në Çernihiv, autoritetet lokale deklaruan se nga sulmi rus, i kryer me 3 raketa, kishin mbetur të dëmtuara 5 godina të larta, një spital, automjete dhe një institucion shkollor.

Ministri i Brendshëm ukrainas bëri të ditur se mes të vdekurve janë edhe dy fëmijë dhe se policia po kërkon nën rrënoja për viktima të tjera.

Presidenti Volodymyr Zelensky, në reagimin e tij tha se sulmi rus nuk do të kishte ndodhur nëse Ukraina do të kishte marrë pajisje të mjaftueshme për mbrojtjen ajrore dhe përsëriti apelin drejtuar aleatëve perëndimorë për mbështetje.

I mbledhur këtë të mërkurë, Këshilli Evropian ka nënvizuar rëndësinë për të furnizuar urgjentisht Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore dhe për të përshpejtuar procesin e asistencës së nevojshme ushtarake, me municione artilerish dhe raketa.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026