Ishin lëshuar mbi Ukrainë, Kievi rrëzon 9 dronë të Rusisë
Sistemet kundërajrore ukrainase i kanë rrëzuar të gjithë nëntë dronët që Rusia i lëshoi në drejtim të territorit të Ukrainës mëngjesin e së martës, njoftoi Forca Ajrore e Ukrainës.
Dronët u shkatërruan mbi rajonet Herson, Mikolaiv, Hmelnitski, Poltava, Çerkasi dhe Dnipropetrovsk, tha ajo në një njoftim.
Në javët e fundit, Rusia i ka rritur dukshëm sulmet kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës, pasi forcat ukrainase janë duke u përballur me mungesë të sistemeve kundërajrore dhe të municionit.
Ndihma e shumënevojshme amerikane për Kievin ka ngecur në Dhomën e Përfaqësuesve, për shkak të kundërshtimeve nga republikanët.
Më 14 prill, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të Kievit që në mënyrë “urgjente” t’i dërgojë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore, armë dhe municion, shkruan REL.
Katër persona u vranë si pasojë e sulmeve ruse në Siversk në Donjeck të hënën, tha kreu i administratës rajonale, Vadym Filashkin.
Kuleba tha për televizionin ukrainas se po zhvillohen negociata për dërgesat e më shumë sistemeve Patriot, por u shpreh i zhgënjyer pasi argumentoi se ky proces ishte shumë i ngadalshëm, teksa shteti i tij po përballet me pushtimin e paprovokuar që Rusia nisi në shkurt të vitit 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës
Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)
Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës