Shpërthen vullkani në Indonezi, paralajmërim për cunami! Njerëzit urdhërohen të ikin

18 Prill 2024 | 07:36

Një vullkan ka shpërthyer në Malin Ruang të Indonezisë, në anën veriore të ishullit Sulawesi.

Sipas mediave të huaja, vullkani ka shpërthyer të paktën 25 herë gjatë 24 orëve, sipas Qendrës së Indonezisë për Vullkanologjinë dhe Zbutjen e Fatkeqësive Gjeologjike.

Autoritetet janë të shqetësuara se një pjesë e malit mund të shembet në det dhe të shkaktojë një cunami, të ngjashëm me atë që ndodhi me vullkanin Anak Krakatau të Indonezisë, një fatkeqësi që vrau 430 njerëz.

Mijëra njerëzve u është thënë të largohen nga shtëpitë e tyre pas shpërthimit të vullkanit, i cili dërgoi hirin mijëra metra të lartë.

Njerëzve iu tha të qëndronin të paktën 3.7 milje larg dhe një aeroport aty pranë, Sam Ratulangi në Manado, është mbyllur, duke prekur nëntë fluturime deri më tani.

Në mesin e 11,000 njerëzve që u urdhëruan të largoheshin nga zona ishin ata në ishullin Tagulandang, në verilindje të vullkanit.

Ata do të dërgohen në qytetin më të afërt, i cili është gjashtë orë me varkë.

Indonezia, një arkipelag prej 270 milionë banorësh, ka 120 vullkane aktive.

Ndodhet përgjatë Unazës së Zjarrit, një seri linjash të çarjeve sizmike rreth Oqeanit Paqësor.

Në vitin 2018, shpërthimi i vullkanit Anak Krakatau të Indonezisë shkaktoi një cunami përgjatë brigjeve të Sumatrës dhe Java pasi një pjesë e malit ra në oqean, duke vrarë 430 njerëz.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026