Vaksinimi në Evropë, pas AstraZeneca-s, vendet kthejnë sytë nga kompanitë e tjera

13 Mars 2021 | 13:50

Administrimi i vaksinave të “AstraZeneca” në qendrën e kontrolluar nga ushtria në Kozenca të Italisë u pezullua pasi Agjencia Italiane e Medikamenteve urdhëroi ndalimin e saj.

Agjencia bllokoi përdorimin e një stoku vaksinash pas disa ngjarjeve të rënda.

Për kryeministrin Mario Draghi, lëvizja ishte një vendim i marrë për motive kujdesi.

Ndërkohë, Italia po përforcon kufizimet e COVID-19 për fundjavën e Pashkës, teksa spitalet në vend po paralajmërojnë se po u mbarojnë shtretërit.

“Ato janë të nevojshme për të shmangur një përkeqësim që do ta bënte të pashmangshme marrjen e masave edhe më të forta. Por këto masa po shoqërohen nga veprimet e qeverisë për të mbështetur familjet dhe bizneset, por edhe për të përshpejtuar fushatën e vaksinimit, si e vetmja shpresë për dalje nga pandemia”, u shpreh Mario Draghi, kryeministër i Italisë.

Në Francë, agjencia për shëndetin publik po rekomandon që vaksinat e “Johnson & Johnson” të injektohen tek të gjithë njerëzit mbi 18-vjeç, përfshirë të moshuarit.

Në një udhëzim të shpërndarë të premten, Autoriteti i Lartë për Shëndetin Publik tha se vaksinat me 1 dozë duhet të administrohen në zonat ku virusi po përhapet me shpejtësi.

Kryeministri Zhon Kasteks Jean Castex shprehu shqetësimin e tij për situatën “serioze” në rajonin e Parisit, ku pacientët me virus kanë zënë 95% të vendeve në terapitë intensive. Disa prej tyre do të transferohen në spitale të tjera të Francës, tha ai, duke shtuar se qeveria është gati të vendosë kufizime të reja në rast nevoje.

Në Greqi, qytetarët që morën vaksinimin në Pire u shprehën të lehtësuar pas njoftimeve të qeverisë për një rekord të ri ditor infeksionesh me COVID-19 për këtë vit. Shteti helen numëron thuajse 210 mijë raste.

E përballur edhe me një valë demonstratash të dhunshme anti-qeveritare, partia e qendrës së djathtë e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis akuzoi të premten rivalët politikë se po shfrytëzojnë izolimin për të nxitur qytetarët.

Ndërkohë, në Portugali, qeveria njoftoi se do të nisë lehtësimin gradual të masave duke filluar nga java e ardhshme.

Ideja është që vendi të hapet me ngadalë, duke hedhur një hap çdo dy javë. Kështu, nga e hëna fëmijët do të kthehen në kopshte dhe shkollat fillore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026