“Shfryhet” sërish operacioni “Tempulli”, Apeli liron disa prej te arrestuarve
Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu disa nga të arrestuarit e operacionit “Tempulli”, të akuzuar kryesisht për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Përmes një njoftimi të Gjykatës, bëhet me dije se pas ankimimit të këtyre personave, ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, masë e cila ka zëvendësuar atë të “arrestit me burg”.
Kujtojmë se nuk është hera e parë që për të arrestuarit e operacionit “Tempulli” ka pasur zbutje të masave të sigurisë.
Njoftimi i Gjykatës:
Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të operacionit “Tempulli”, ka bërë të mundur arrestimin e disa shtetasve, të cilët dyshohen për përfshirjen në aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, në bashkëpunim.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personat nën hetim shtetasit me iniciale A. M, S. G, R.V, B. L, Xh. B, D. D, A. S, R. Ll,B F, F. R, P. S, E. Xh, A. D, M. Xh, K. Sh, Xh. L, I. H, A. G, V. K, K. M, N. K, R. N, L. M, B. I, A. O, V. Z, M. H, H. M, L. F, E. P, D. M, B. Gj, M. T, K. Ll, E. B, G. Ç, A. B, S. S, K. L, F. K, B. P dhe E. Q, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e narkotikeve”, të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 678/12, datë 25.01.2024, ka vendosur:
-Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të secilit prej personave nën hetim A. M, S. G, R.V, B. L, Xh. B, D. D, A. S, R. Ll,B F, F. R, P. S, E. Xh, A. D, M. Xh, K. Sh, Xh. L, I. H, A. G, V. K, K. M, N. K, R. N, L. M, B. I, A. O, V. Z, M. H, H. M, L. F, E. P, D. M, B. Gj, M. T, K. Ll, E. B, G. Ç, A. B, S. S, K. L, F. K, B. P dhe E. Q të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
– Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj secilit prej personave nën hetim A. M, S. G, R. V, B. L, Xh. B, D. D, A. S, R. Ll, B. F, F. R, P. S, E. Xh, A. D, M. Xh, K. Sh, Xh. L, I. H, A. G, V. K, K. M, N. K, R. N, L. M, B. I, A. O, V. Z, M. H, H. M, L. F, E. P, D. M, B. Gj, M. T, K. Ll.
-Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim E. B, masë e cila do të ekzekutohet në banesën e tij.
– Caktimin e masës së sigurimit personal “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 233 dhe 234 i K.Pr.Penale, ndaj secilit prej personave nën hetim G. Ç, A. B, S. S dhe K. L,
-Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj secilit prej personave nën hetim F. K, B. P dhe E. Q.
– Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim J. N, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
-Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim J. N.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të paraqitura, nga personat nën hetim me iniciale A. M, B. L, Xh. B, D. D, B. F, F. R, P. S, A. D, M. Xh, K. Sh, Xh. L, I. H, A. G, R. N, B. I, A. O, M. T, K. Ll dhe J. N, të cilët respektivisht kërkuan ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase tjetër sigurimi më të butë se “arresti në burg”.
Në përfundim të gjykimit, më datë 16.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Toro, vendosi:
– Miratimin e vendimit Nr. 678/12, datë 25.01.2024 Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni Përgjithshëm Durrës me këtë ndryshim:
-Caktimin si masë sigurimi personal “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj secilit prej personave nën hetim A. M, B. L, Xh. B, D. D, B. F, F. R, P. S, A. D, M. Xh, K. Sh, Xh. L, I. H, A. G, R. N, B. I, A. O, M. T, K. Ll, J. N.
GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta