Bllokimi i ndihmës, kryeministri i Ukrainës paralajmëron Luftën e Tretë Botërore

18 Prill 2024 | 14:32

Kryeministri i Ukrainës i ka thënë BBC-së se do të ketë një “Luftë të Tretë Botërore” nëse Ukraina humb konfliktin e saj me Rusinë, pasi ai i kërkoi Kongresit të SHBA të miratojë një projekt-ligj për ndihmën e huaj të ngecur prej kohësh.

Sipas mediave të huaja, Denys Shmyhal shprehu “optimizëm të kujdesshëm” se ligjvënësit amerikanë do të miratonin ndihmën prej 61 miliardë dollarë (49 miliardë £) të destinuara për Kievin.

Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë për paketën këtë të shtunë. Propozimi përfshin gjithashtu edhe financim për Izraelin si dhe për Indo-Paqësorin.

Rusia thotë se çdo ndihmë e re amerikane për Ukrainën nuk do të bëjë ndryshim në fushën e betejës, pasi situata në vijën e frontit po duket “e pafavorshme” për Kievin.

Duke folur për BBC në Uashington DC të mërkurën, kryeministri ukrainas Shmyhal tha për ndihmën e SHBA-së për sigurinë: “Këto para na duheshin dje, jo nesër, jo sot”.

“Nëse nuk mbrojmë… Ukraina do të bjerë”, shtoi ai. “Pra, sistemi global i sigurisë do të shkatërrohet… dhe e gjithë bota do të duhet të gjejë… një sistem të ri sigurie”.

“Ose, do të ketë shumë konflikte, shumë lloje të tilla luftërash, dhe në fund të fundit, kjo mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore”, tha ai më tej.

Kjo nuk është hera e parë që Ukraina lëshon një paralajmërim kaq alarmues për pasojat e humbjes së saj të mundshme.

Vitin e kaluar, presidenti Volodymyr Zelensky tha se nëse Rusia fitonte konfliktin, ajo mund të pushtonte Poloninë, duke shkaktuar Luftën e Tretë Botërore.

Por zyrtarët e Kremlinit i kanë tallur pretendime të tilla si frikësime perëndimore. Muajin e kaluar presidenti Vladimir Putin hodhi poshtë sugjerimet se Rusia një ditë mund të sulmonte Evropën Lindore si “të pakuptimta”.

Rusia nuk ka sulmuar kurrë një vend brenda NATO-s, i cili përfshin Poloninë. Pakti i mbrojtjes kolektive i NATO-s do të thotë se një sulm ndaj një anëtari përbën një sulm ndaj të gjithëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035

Italia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të energjisë bërthamore. Dhoma e Deputetëve miratoi ligjin kuadër që i hap rrugën qeverisë të hartojë...
22:39 | 04/06/2026

Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur

Zelensky përsëriti se Rusia nuk do ta pushtojë Donetskun dhe Ukraina do ta ruajë pavarësinë e saj “Ju i shtyni rregullisht, çdo disa muaj, afatet...
22:37 | 04/06/2026

Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes

Një armëpushim nuk është i nevojshëm për të filluar negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha presidenti rus Vladimir Putin. “Nuk ka nevojë...
22:36 | 04/06/2026