KLGJ refuzon kërkesën e ILD për shkarkimin e gjyqtarit të Gjirokastrës
Këshilli i Lartë Gjyqësor rrëzoi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për dhënien e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” për magjistratin Arben Dosti me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shkelje të rënda profesionale.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë bën me dije përmes një njoftimi se ka përfunduar hetimin disiplinor, bazuar në ankesën e depozituar nga një qytetare pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor në vitin 2019 dhe përcjellë për kompetencë ILD-së, mbi lirimin me kusht nga gjyqtari Dosti të një të dënuari përsëritës në shkelje të ligjit.
“Nga hetimi disiplinor i kryer nga inspektorët e ILD-së, ku përfshihet edhe analiza e 11 vendimeve të dhëna nga gjyqtari në periudhën 2017-2020, provohet se nga ana e magjistratit janë ndërmarrë veprime/mosveprime, të cilat kanë të bëjnë me mosrespektim të nenit 64 të Kodit Penal, 477 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe nenit 75 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve” i ndryshuar, mes të tjerash ulja e padrejtë e dënimit, në zbatim të gabuar të ligjit material dhe procedural, duke sjellë përfitim të padrejtë, që është dhe pasoja e drejtpërdrejtë e shkeljes disiplinore. Ushtrimi i pa rregullt i detyrës nga ana e magjistratit ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, cënimin e prestigjit të gjyqtarit dhe humbjen e besimit ndaj tij, si dhe ka cënuar besimin e publikut te drejtësia. Në përfundim të hetimit disiplinor, Inspektori i Lartë i Drejtësisë konkludoi se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistratit A.D. përbëjnë “Shkelje shumë të rëndë disiplinore”, duke diskretituar pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, dhe i propozoi KLGJ-së masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”, kërkesë që u rrëzua nga ky Këshill”, thuhet në njoftimin e ILD.
Edhe Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e gjyqtarit Arben Dosti, pasi nuk arrin nivel të besueshëm për pasurinë, figurën dhe profesionalizmin.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta