Vazhdojnë protestat në Gjeorgji, ndërkombëtarët kundër ligjit të stilit rus

18 Prill 2024 | 15:41

Policia në kryeqytetin e Gjeorgjisë përdori gaz lotsjellës ndaj demonstruesve të mbledhur jashtë parlamentit, për të protestuar ndaj ligjit që i etiketon mediat dhe OJQ-të si elemente nën ndikimin e huaj nëse marrin mbi 20% të fondeve nga jashtë. Departamenti amerikan i Shtetit kritikoi Tbilisin zyrtar që e votoi në parim ligjin.

“Shoqëria civile, gazetaria dhe organizatat mediatike janë gurë themeli për çdo demokraci. I bëjmë thirrje qeverisë gjeorgjiane të dëgjojë paralajmërimet tona se ky ligj nuk është në linjë me normat dhe vlerat e BE-së dhe do ndikojë negativisht për të ardhmen evropiane të Gjeorgjisë”, thotë Vedant Patel, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Parlamenti i Gjeorgjisë votoi të mërkurën, në leximin e parë të draftit, pro votimit të tij. Presidentja e vendit ka paralajmëruar se do të vendosë veton nëse ligji miratohet në seancën e tretë, por partia në pushtet mund ta anashkalojë atë duke mbledhur 76 vota.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026