Dëborë dhe ngrica në Shkodër/ Temperaturat ulen nën 0 gradë, s’ka probleme me rrugët

18 Prill 2024 | 15:43

Shkodra është përfshirë nga reshjet e dëborës dhe shiut këtë javë. Temperaturat e ulëta kanë krijuar ngrica në rrugë, por që nuk përbëjnë problem për qarkullimin.

“Ndonëse data shënon 18 prill dhe zyrtarisht kemi hyrë në stinën e pranverës sërish kapriçot e motit kanë bërë që prej mbrëmjes së djeshme, qarku i Shkodrës të përfshihet në zonat malore nga reshjet e dëborës. Aktualisht ndodhem në qafën e Thores, ku sërish edhe ditën e sotme vijojnë me intensitet të ulët reshjet e dëborës.”

Temperaturat kanë zbritur në 0 gradë në zonat malore, duke krijuar ngrica, megjithatë autoriteti rrugor shqiptar nuk konstaton problematika në rrugët nacionale.

Në aksin që lidh Bogën me Thethin, trashësia e dëborës arrin në 5 cm dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme pa problematika.

Edhe në zonën e Vermoshit raportohet të ketë reshje të lehta dëbore në lartësitë mbi 1500 metra.

Këto kushte atmosferike pritet të shoqërojnë edhe pjesën e mbetur të javës sipas parashikimiy të sinoptikanëve.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026