Po transportonte 11 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 37-vjeçari në Gjirokastër

18 Prill 2024 | 13:22

Një 37-vjeçar në Gjirokastër ka rënë në prangat e Policisë, pasi transportonte me automjetin e tij shtetas nga vendet e treta.

Sipas burimeve të Policisë, bëhet me dije se gjatë kontrolleve në makinën e tij, u konstatuan 11 shtetas nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

37-vjeçari me inicialet Xh.C është banues në Fier, ndërkohë që Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorit të tij, i cili dyshohet se mbikëqyrte rrugën ku kalonte automjeti, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër-Drejtoria Vendore e Policisë, Gjirokastër, si rezultat i ndjekjes së informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për transportimin e disa shtetasve, me synim kalimin e kundërligjshëm të kufirit, finalizoi operacionin e koduar “Delta 1”.

Në kuadër të këtij operacioni u vu në pranga shtetasi Xh. C., 37 vjeç, banues në Fier.

Drejtuesve të dy automjeteve, që po përdoreshin për këtë veprimtari kriminale, iu është bërë shenjë për të ndaluar në aksin rrugor “Këlcyrë-Ura e Leklit”. Ata nuk i janë bindur urdhrit, kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen dhe kanë braktisur automjetet në fshatin Mezhgoran. Menjëherë, shërbimet e Policisë iu janë vënë në ndjekje dhe si rezultat i koordinimit me DVP Fier, është mundësuar kapja e njërit prej tyre, shtetasit Xh. C..

Nga kontrollet, në automjetin që drejtonte 37-vjeçari, u konstatuan 11 shtetas nga Vendet e Treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorit të shtetasit Xh. C., i cili dyshohet se mbikëqyrte rrugën ku kalonte automjeti, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati në Vorë, ky është 50-vjeçari që e vranë pranë banesës

Personi që shihni në foto është Edmond (Ali) Sula, 50-vjeçari që u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të së dielës pranë banesës së...
08:00 | 13/07/2026

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, në...
19:16 | 12/07/2026