Pse u zgjodh qyteti i Isfahanit në Iran si objektiv i goditjes izraelite

19 Prill 2024 | 11:41

Izraeli raportohet të ketë kryer në orët e para të mëngjesit të së premtes një sulm hakmarrës ndaj Iranit.

Media shtetërore iraniane tha se shpërthimet janë dëgjuar afër qytetit të Isfahanit.

Provinca e Isfahanit është një zonë e madhe në qendër të Iranit e cila e ka marrë emrin nga qyteti më i madh që ndodhet aty.

Rajoni është vendodhja e infrastrukturës ushtarake të rëndësishme iraniane, duke përfshirë një bazë të madhe ajrore, një kompleks të madh të prodhimit të raketave dhe disa objekte bërthamore.

Ende nuk ka një bilanc të dëmeve të shkaktuara si pasojë e goditjes me raketa.

Kundërpërgjigjja e Izraelit vjen më pak se një javë pasi Irani lëshoi ​​qindra raketa dhe drone në Izrael, një incident që shihet si një përshkallëzim dramatik i tensioneve.

Pavarësisht shkallës së tij të gjerë dhe natyrës së paprecedentë, sulmi i Iranit ishte kryesisht i pasuksesshëm, me shumicën dërrmuese të predhave të rrëzuara nga mbrojtja ajrore izraelite me ndihmën e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë.

A do të rrisë kjo tensionet mes Izraelit dhe Iranit?

Korrespondenti i sigurisë i BBC-së Frank Gardener e përshkroi shkallën e sulmit të së premtes si “të kufizuar, pothuajse simbolik” dhe potencialisht të projektuar për të siguruar që konflikti të mos shkojë më tej.

Izraeli ka qenë nën presion të madh ndërkombëtar nga SHBA dhe aleatët e tjerë perëndimorë për të mos ndërmarrë asnjë veprim që rrezikon të nis luftën e drejtpërdrejtë mes dy rivalëve të Lindjes së Mesme.

Ky shpërthim i armiqësive vjen në sfondin e luftës në Gaza, ku ushtria izraelite po lufton Hamasin e mbështetur nga Irani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s

Policia belge arrestoi të premten një praktikante në selinë strategjike të NATO-s të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), duke dyshuar se ajo “spiunonte në emër...
11:06 | 25/07/2026

Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia

Parlamenti i Letonisë miratoi ndryshime ligjore që kufizojnë importin e një game mallrash të konsumit rusë dhe bjellorusisht që nuk mbulohen ende nga sanksionet e...
10:19 | 25/07/2026

Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë u regjistrua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) pak pas mesnatës, me epiqendër në Pizzone, një komunë...
10:02 | 25/07/2026