Sulmi i Izraelit, zyrtari në Teheran: Irani s’ka plan për hakmarrje të menjëhershme
Një zyrtar i lartë iranian i tha agjencisë së lajmeve Reuters se “Irani nuk ka plan për hakmarrje të menjëhershme kundër Izraelit”, disa orë pas një sulmi në qytetin iranian të Isfahanit, që raportohet se është kryer nga Izraeli.
Sipas mediave të huaja, dy zyrtarë amerikanë i thanë mediave se sulmi erdhi nga Izraeli, por Izraeli nuk e ka marrë ende përgjegjësinë deri më tani.
“Burimi i huaj i incidentit nuk është konfirmuar. Ne nuk kemi marrë asnjë sulm të jashtëm dhe diskutimi anon më shumë drejt infiltrimit sesa sulmit,” tha zyrtari iranian në kushte anonimiteti.
Vetëm rreth një orë më parë, një analist iranian i tha televizionit shtetëror iranian se “mini dronët e rrëzuar nga mbrojtja ajrore në Isfahan u fluturuan nga persona të infiltruar nga brenda Iranit”, duke minimizuar raportet se Izraeli kishte kryer sulmin.
Kujtojmë se ky sulm erdhi pas një sulmi hakmarrës të kryer nga Irani në territorin izraelit me raketa e dronë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë