Blinken: Hamasi, e vetmja gjë që qëndron mes popullit të Gazës dhe armëpushimit
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka akuzuar Hamasin për bllokimin e armëpushimit në Gaza dhe se sipas tij, është më i interesuar për një konflikt rajonal sesa për të ndihmuar popullin palestinez.
Sipas mediave të huaja, komentet Blinken i bëri në Capri në Samitin e G7 ku tha: “E vetmja gjë që qëndron mes popullit të Gazës dhe armëpushimit është Hamasi”.
“Janë refuzuar propozimet bujare nga Izraeli”, shtoi ai.
“Hamasi duket më shumë i interesuar për një konflikt rajonal sesa për një armëpushim që do të përmirësonte menjëherë jetën e popullit palestinez”, tha më tej Blinken.
“Bota duhet të dijë dhe duhet të kuptojë se e vetmja gjë që qëndron mes armëpushimit dhe popullit të Gazës është Hamasi”, përsëriti ai sërish.
Kujtojmë se nga ofensiva izraelite në Gaza për goditjen e Hamasit, kanë humbur jetën mijëra civilë të pafajshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta