Blinken: SHBA nuk e mbështet operacionin ushtarak të Izraelit në Rafah
Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, tha se SHBA nuk e mbështet operacionin ushtarak të Izraelit në Rafah.
“SHBA nuk mund të mbështesë një operacion të madh ushtarak në Rafah”, thotë Antony Blinken, sipas mediave të huaja.
Komentet Blinken i bëri pas pyetjeve të gazetarëve për planet e dukshme të ushtrisë izraelite për të nisur një operacion në qytetin jugor të Gazës.
Ideja është dënuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar, me më shumë se 1.4 milionë palestinezë që jetojnë aktualisht në qytet dhe shumë prej tyre janë zhvendosur nga pjesë të tjera të Gazës.
“Ne besojmë se një operacion i madh ushtarak me një prani të madhe të një popullsie civile do të kishte pasoja të tmerrshme për popullatën,” thotë ai.
Ai shton se nxjerrja e njerëzve nga rruga e dëmeve do të ishte një “detyrë monumentale” dhe SHBA sipas tij, ende nuk ka parë një plan për t’i evakuuar ata në mënyrë të sigurt.
“Ne jemi të përkushtuar siç është Izraeli që të sigurojmë që Gaza të mos kontrollohet nga Hamasi”, thotë ai, duke shtuar se SHBA beson se kjo “mund të arrihet me mjete të tjera”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës