Ministri i Jashtëm i Egjiptit apel Iranit dhe Izraelit: Tregoni vetëpërmbajtje!

20 Prill 2024 | 15:24

Ministri i Jashtëm i Egjiptit i ka kërkuar Iranit dhe Izraelit të tregojnë vetëpërmbajtje ndërsa tensionet rriten në Lindjen e Mesme.

Sipas mediave të huaja, Sameh Shoukry foli pas takimit me homologun turk Hakan Fidan, i cili tha se dyshja diskutuan situatën e rëndë në Gaza gjatë një takimi në Stamboll sot.

Fidan tha se ata panë se si të rrisin ndihmat humanitare në territorin e rrethuar nga forcat izraelite.

“Ne kemi diskutuar se çfarë mund të bëjmë më shumë për të dërguar ndihma humanitare në Gaza dhe çfarë mund të bëhet në planin afatgjatë për një zgjidhje me dy shtete,” tha ai në një konferencë të përbashkët shtypi me Shoukry.

Kujtojmë se tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm pas sulmeve të ndërsjellta mes Iranit dhe Izraelit.

Kujtojmë se rreth një javë më parë Irani nisi një sulm të paprecedent në territorin izraelit me rreth 300 dronë e raketa, shumica e të cilave u rrëzuan nga mbrojtja ajrore vendase dhe ajo e aleatëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026