Kush janë personat kyç në gjyqin ndaj ish-presidentit Trump

22 Prill 2024 | 10:45

Të hënën gjyqi penal ndaj ish-Presidentit Donald Trump do të nisë me mbajtjen e deklaratave hapëse nga palët, pasuar nga fillimi i dëshmive. Javën e kaluar përfundoi procesi i përzgjedhjes së jurisë prej 12 anëtarësh, shtatë burra dhe pesë gra, si dhe 6 personave rezervë për çdo të papritur.

Ish-presidenti akuzohet se ka falsifikuar të dhënat e kompanisë së tij, për të fshehur arsyet e vërteta sipas prokurorisë, të rimbursimit të ish-avokatit të tij Michael Cohen. Ky i fundit dyshohet se ka paguar aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels, për të siguruar heshtjen e saj lidhur me një marrëdhënie që ajo thotë se ka pasur me zotin Trump, marrëdhënie që nëse bëhe publike mund t’i dëmtonte zotit Trump fushatën elektorale të vitit 2016. Ish-presidenti e ka mohuar të ketë patur një marrëdhënie me zonjën Daniels.

Mes dëshmitarëve që do të sillen në gjyq do të jetë zonja Daniels, ish-botuesi i tabloid ‘National Enquirer’ David Pecker si dhe ish-avokati i zotit Trump, Michael Cohen. Ky i fundit është dënuar më parë me burg, lidhur me rolin e tij në pagesën e bërë për siguruar heshtjen e ish-aktores Daniels, e për shkelje të tjera përfshirë, atë se ka gënjyer Kongresit.

Kush është kush në gjyqin e parë historik penal ndaj një ish-presidenti amerikan?

I PANDEHURI

DONALD TRUMP – Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe kandidati i republikanëve. Biznesmeni i njohur fitoi zgjedhjet presidenciale në 2016, duke u bërë presidenti i 45-të i SHBA-ve. Ai akuzohet se ka falsifikuar të dhënat e kompanisë së tij, për të fshehur natyrën e vërtetë të pagesave ndaj zotit Cohen, i cili ndihmoi në fshehjen historive negative rreth tij gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016. Vetë zoti Trump është deklaruar i pafajshëm.

DËSHMITARËT

MICHAEL COHEN – Ish-avokati i zotit Trump, dikur një aleat e fortë të tij, tashmë dëshmitari kryesor i prokurorisë kundër ish-shefit të tij. Zoti Cohen punoi për Organizatën Trump nga viti 2006 deri në vitin 2017. Më vonë ai u dënua me burg lidhur me akuza federale, pasi u deklarua fajtor për shkelje të ligjit për financimin e fushatës lidhur me paratë paguar aktores së filmave për të rritur zonjës Daniels si dhe shkelje të tjera, që nuk lidhen me këtë çështje.

STORMY DANIELS – Ish-aktore filmash, pornografikë e cila mori një pagesë prej 130 mijë dollarësh nga zoti Cohen si pjesë e përpjekjeve të dyshuara që ajo të mbante të fshehtë marrëdhënien e saj me zotin Trump. Ish-Presidenti Trump mohon të ketë pasur marrëdhënie jashtëmartesore me zonjën Daniels.

KAREN MCDOUGAL – Ish-modele e revistës ‘Playboy’, e cila gjithashtu pretendon të ketë patur një lidhje 10-mujore me zotin Trump në mesin e viteve 2000. Ajo u pagua 150 mijë dollarë në vitin 2016 nga kompania mëmë e tabloidit ‘National Enquirer’, për të drejtat e historisë së saj, në lidhje me marrëdhënien e dyshuar me zotin Trump. Vetë zoti Trump e ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie seksuale me zonjën McDougal.

DAVID PECKER – Ish-botues i tabloidit ‘National Enquirer’ dhe një mik i vjetër i zotit Trump. Prokurorët thonë se në gusht të 2015-s ai u takua me zotin Trump dhe zotin Cohen në kullën Trump dhe ra dakord të ndihmonte fushatën e tij për president, falë përpjekjesh që histori negative ndaj tij, të mos publikoheshin.

HOPE HICKS – Ish-drejtore e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës Trump. Prokurorët thonë se ajo kishte zhvilluar një bisedë telefonike me zotin Trump ndërsa bëheshin përpjekjeje për të mbajtur larg shtypit akuzat marrëdhëniet e dyshuara jashtëmartesore të zotit Trump, si dhe pas zbulimit të një regjistrimi video të emisionit “Access Hollywood” disa javë përpara zgjedhjeve të 2016-ës. Në kasetën e vitit 2005, dëgjohej zoti Trump duke bërë komente denigruese për gratë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026