Zgjedhjet për kreun e ri të KE, mes kandidatëve edhe kryeministri i Greqisë
Riemërimi i Ursula von der Leyen në krye të ekzekutivit të BE-së dukej një gjë e natyrshme, por udhëheqja e saj e ekzekutivit të BE-së e ka humbur “shkëlqimin e saj”, pas tërheqjes nga detyra të të dërguarit të saj të SME-ve, Markus Pieper, dhe pas disa lëkundjeve mbi reagimin e saj ndaj krizës në Lindjen e Mesme.
Mundësia që ajo tani të mos marrë mbështetjen e liderëve të BE-së dhe të eurodeputetëve të ardhshëm këtë verë është bërë një perspektivë më realiste. Mundësia e saj perfekte ka qenë gjithmonë ideja për vazhdimësi me Komisionin aktual, por edhe mungesa e konkurrentëve aktualë për postin e saj.
Megjithatë, emrat alternativë për të zënë karrigen e saj, po qarkullojnë kudo, të paktën në Bruksel, edhe pse kandidatët e tjerë “nuk e kanë hedhur ende zyrtarisht “kapelen në ring”, dhe me shumë gjasa do të mbeten “mister” deri pak përpara zgjedhjeve.
Emrat surprizë
Midis emrave më të përfolur janë Mario Draghi, guvernatori i Bankës Qendrore Evropiane midis 2011 dhe 2019; drejtoresha aktuale e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva apo Christine Lagarde, guvernatorja aktuale e Bankës Qendrore Evropiane. Megjithatë, në listën e kandidatëve, ka disa emra surprizë. Sipas gazetës gjermane Bild, janë kristalizuar dy zëvendësime alternative për Von der Leyen në krye të komisionit, kryeministri kroat Andrej Plenkoviç dhe ai grek Kyriakos Mitsotakis.
“Të dy Plenkoviç dhe Mitsotakis raportohet se kanë shprehur tashmë interes për të qenë kandidatë për pasardhësin e Ursula von der Leyen. Roberta Metsoli nga Malta, e cila nuk ka përvojë në pushtetin ekzekutiv, por ka shumë vetëbesim dhe ambicie, siç u dëshmua në kongresin e emërimit të PPE në Bukuresht në fillim të marsit, përflitet si kandidate, me një talent më të madh për fjalime se von der Leyen”, shkruan media gjermane.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta