Von der Leyen: Koha të përdorim asetet e ngrira të Rusisë për Ukrainën

29 Shkurt 2024 | 12:27

BE-ja duhet të marrë në konsideratë përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të blerë furnizime për ushtrinë e Ukrainës, deklaroi shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në Parlamentin Europian.

Përpara parlamentit europian, Von der Leyen është shprehur se është “koha për të biseduar rreth përdorimit të këtyre parave për Kievin”, ndërsa kërkoi që BE-ja të bëjë më shumë në politikën e saj të mbrojtjes.

“Nuk mund të ketë asnjë simbol më të fortë dhe asnjë përdorim më të mirë për ato para sesa ta bëjmë Ukrainën dhe të gjithë Evropën një vend më të sigurt për të jetuar”, u shpreh zyrtarja e lartë e bllokut. Reuters ka publikuar disa detaje më shumë mbi komentet e bëra prej saj. Sipas agjencisë së njohur të lajmeve, kryetarja e KE-së e ka pohuar se kërcënimi i luftës për Bashkimin Europian mund të mos jetë “i menjëhershëm, por nuk është i pamundur”.

“Rreziqet e luftës nuk duhen ekzagjeruar, megjithatë përgatitjet duhet të ekzistojnë dhe kjo nis me nevojën urgjente për të rindërtuar, rifurnizuar e modernizuar forcat e armatosura të shteteve anëtare”, nënvizoi Von der Leyen, e cila në fjalimin e saj parashikoi një strategji të re europiane të mbrojtjes industriale të cilën komisioni do ta prezantojë zyrtarisht javët e ardhshme,  e që synon mes të tjerash t`i japë përparësi prokurimeve të përbashkëta.

“Europa duhet të përpiqet të zhvillojë dhe prodhojë gjeneratën e ardhshme të aftësive operacionale fituese të betejës”, tha von der Leyen, duke shtuar se kjo nënkupton “karikimin në maksimum të kapacitetit tonë industrial të mbrojtjes në pesë vitet ne vijim.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026