40 vjet nga atentati ndaj Ronald Reagan, ngjarja që ndryshoi SHBA-në
E martë, 30 mars. Bëhen plot 40 vjet që kur presidenti amerikan Ronald Reagan u qëllua nga John Hinckey Jr. në Uashington DC, në një sulm të nxitur nga obsesioni.
Atentatori u shpall i pafajshëm në vitin 1982 për shkak të paaftësisë mendore dhe u diagnostikua me depresion dhe psikozë.
Në 2016-n, Hinckley u lirua nga spitali psikiatrik pasi një gjyqtar federal vendosi se ai nuk përbënte më kërcënim për veten dhe të tjerët.
Një 25-vjeçar i dëbuar nga universiteti, atentatori ishte rritur duke u fiksuar pas aktores Jodie Foster dhe filmit “Taxi Driver” i Martin Scorseze, ku ajo interpretonte një prostitutë.
I frymëzuar nga personazhi kryesor i filmit, që komploton të vrasë një kandidat për president, Hinckely hapi zjarr ndaj Reagan jashtë një hoteli në Uashington DC, më 30 mars 1981, në një përpjekje të dështuar për të fituar vëmendjen e Foster.
Reagan mori një plagë në mushkëri, por u rikuperua shpejt. Sekretari i tij për shtypin, James Brady mbeti i paralizuar nga plagët dhe ndërroi jetë për shkak të tyre në vitin 2014.
Atentati la gjurmën e tij në një seri aspektesh. Ai nxiti krijimin e lëvizjes për kontrollin e armëve moderne dhe një projektligj i vitit 1993 vendosi bazat për periudhën e kontrollit dhe pritjes në blerjen e armëve.
Ndërkohë, vendimi ndaj Hinckley shtyu shtete të ndryshme të rishkruanin ligjet, për ta bërë mbrojtjen e të sëmurëve mendorë më të vështirë; ndërsa shërbimet sekrete përforcuan procedurat e sigurisë.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë