Akuzat për spiunazh me Kinën, eurodeputeti gjerman: Do kandidoj në zgjedhje

24 Prill 2024 | 14:14

Euro-deputeti ekstremist gjerman, Maximilian Krah ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga kandidimi në zgjedhjet evropiane të qershorit, pavarësisht se asistenti i tij u arrestua për spiunazh në favor të Kinës. Krah, nga radhët e Alternativës për Gjermaninë, ka thënë se ka mbështetjen e krerëve të partisë.

“Jam dhe do të mbetem kandidati lider. Me rëndësi tani është të fokusohemi tek fushata për çështjet evropiane dhe të distancohemi nga ato të pakëndshme të ndodhura së fundmi. Duhet të kemi parasysh se unë nuk mund të akuzohem për sjellje të keqe personale. Një krim është kryer nga stafi im dhe më duhet të pranoj se ka një nivel të lartë dyshimi. Kjo nuk është aspak e këndshme dhe është në interesin tim të pastroj rrëmujën”, tha Maximilian Krah, euro-deputet nga Alternativa për Gjermaninë.

Asistenti i Krah, Jian Guo, akuzohet se i ka kaluar Kinës informacione mbi punët e Parlamentit Evropian. arrestimi i tij ditën e martë erdhi pasi tre shtetas gjermanë të tjerë ishin arrestuar për akuza të ngjashme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026