BE fond 276 milionë euro Greqisë për kampe imigrantësh në ishuj
Bashkimi Evropian pritet t’i japë edhe 155 milionë euro Greqisë, që ajo të rinovojë dhe ndërtojë kampe imigrantësh në ishujt e saj. Kështu bashkë me fondin fillestar të caktuar vitin e shkuar, totali pritet të shkojë në 276 milionë euro.
Deklarata u bë nga Komisionerja e Punëve të Brendshme për BE-në, Ylva Johansson, pas një takimi që ajo zhvilloi me zyrtarë grekë të hënën. Johansson u shoqërua nga ministri grek i Migracionit, Notis Mitrachi në dy ishuj, në të cilët është parashikuar ngritja e qendrave pritëse.
Në ishullin Lesbos, pavarësisht se kampi u ngrit fillimisht për të mbajtur vetëm 650 persona aktualisht ka më shumë se 3 mijë, të cilët jetojnë në çadra. Imigrantët janë ankuar për mungesë kushtesh higjienike dhe energjie elektrike. Ndërkohë autoritetet greke po përballen me protesta nga banorët e ishujve, të cilët janë kundra këtyre projekteve.
Pas flukseve të mëdha migratore – kryesisht refugjatë që i iknin vendeve në luftë nga Lindja e Mesme – që prekën BE-në në vitin 2020, unioni alokoi 121 milionë euro për ndërtimin e qendrave pritëse në tre ishuj grek. Projektet ishin parashikuar të mbylleshin brenda shtatorit 2021.
Mirëpo siç tha komisionerja Johansson tashmë edhe 155 milionë euro të tjera janë parashikuar t’i shtohen këtij plani.
Sidoqoftë autoritetet lokale po hasin kundërshti nga popullsia vendase. Ministri Miratachi tha se “qeveria e mirëkupton këndvështrimin e popullsisë së ishujve” se “gjatë këtyre viteve kanë vuajtur presion të madh”, mirëpo “ndërtimi i kampeve të reja do t’u sjellë më pak probleme komuniteteve lokale”.
Sipas komisioneres Johansson, numri i imigrantëve në kampet e ishujve grek ka rënë nën 40 mijë, nga 44 mijë që ishte vitin e shkuar. Megjithatë ajo e përshkroi këtë shifër “jo të kënaqshme” dhe tha se BE-ja do po bënte përpjekje të mëdha për të mundësuar zgjidhje.
Në shtator të vitit 2020 Brukseli prezantoi propozimin për “Paktin e Migrimit”, i cili synonte të lehtësonte shtetet juglindore nga vala e madhe e imigrantëve përmes një politike “detyruese, por të ndryshueshme të solidaritetit”.
Përmes këtij mekanizmi shtetet anëtare janë të detyruara të presin një numër të caktuar imigrantësh – bazuar në popullsinë dhe prodhimin e tyre të brendshëm bruto – ose të mbështesin kthimin e tyre te një shtet tjetër.
Teksa rregullat e shkuara paracaktonin se imigrantët mund të kërkonin azil te shteti i parë i BE-së në të cilin hynin, tashmë atyre u jepet e drejta të kërkojnë shqyrtimin e kërkesës për azil në një vend tjetër anëtar të BE-së, nëse kanë atje një të afërm.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet