Grevë e kontrollorëve të trafikut ajror në Francë, anulohen qindra fluturime
Vonesat dhe anulimet e fluturimeve pritet të godasin sot pjesën më të madhe të Evropës pasi autoritetet franceze nuk arritën një marrëveshje për të shmangur një grevë nga kontrollorët e trafikut ajror.
Autoritetet franceze u kanë kërkuar kompanive ajrore të anulojnë tre të katërtat e fluturimeve nga aeroporti i Parisit Orly dhe 55 për qind nga aeroporti Charles De Gaulle, si dhe dy të tretat e fluturimeve për në Marsejë. Ryanair ka njoftuar se do të duhet të anulojë më shumë se 300 fluturime, raporton Reuters.
“Kontrollorët francezë të trafikut ajror kanë të drejtë të grevës, por ne duhet të anulojmë fluturimet franceze dhe të mos udhëtojmë nga Irlanda në Itali, nga Gjermania në Spanjë ose nga Skandinavia në Portugali”, tha drejtori i Ryanair, Michael O’Leary.
Sindikata më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në Francë, SNCTA, tha se kishte braktisur grevën e sotme pas arritjes së një marrëveshjeje për kushtet e punës, por marrëveshja erdhi shumë vonë për të parandaluar ndërprerjen e trafikut ndërsa sindikatat e tjera vazhdojnë të negociojnë.
Për shkak të grevave të kontrollorëve, 16,000 fluturime u anuluan në Evropë vitin e kaluar, ndërsa 85,000 u vonuan.
LEXONI GJITHASHTU:
- Presidenti francez Macron telefonon Albin Kurtin, çfarë u bisedua
- Forcat speciale franceze rrethojnë konsullatën iraniane në Paris
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta