Forcat speciale franceze rrethojnë konsullatën iraniane në Paris

19 Prill 2024 | 15:59

Policia franceze ka rrethuar konsullatën iraniane në Paris pasi një burrë, i cili dyshohet se kishte veshur një jelek shpërthyes, hyri në ndërtesë.

Zona është e rrethuar, me njësi elitare policie në vend. Autoritetet i bëjnë thirrje publikut të shmangë zonën ndërsa hetojnë besueshmërinë e kërcënimit.

Shërbimi u ndërpre në një linjë metroje aty pranë për arsye sigurie, tha kompania e metrosë RATP.

Një zyrtar i policisë së Parisit tha se burri u pa duke hyrë në konsullatë, duke mbajtur atë që dukej të ishte një granatë dhe një jelek shpërthyes.

Gazeta Le Parisien duke iu referuar dëshmitarëve, tha se burri kishte tërhequr zvarrë flamujt në konsullatë dhe tha se donte të hakmerrej për vdekjen e vëllait të tij

Ishte e paqartë nëse incidenti kishte ndonjë lidhje me tensionet në rritje midis Iranit dhe Izraelit.

Vetëm mëngjesin e sotëm Izraeli ndërmori një sulm me raketa mbi qytetin iranian të Isfahanit, por që Teherani e hodhi poshtë incidentin dhe tregoi se nuk kishte plane për hakmarrje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026