Cila është arritja dhe pendesa më e madhe në karrierën politike? Përgjigjet Fatmir Xhafaj

29 Mars 2021 | 21:32

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, tha në “Ilva Now” se reforma në drejtësi ishte një nga arritjet më të mëdha të karrierës së tij politike.

Ndërkaq pendesa më e madhe e kandidatit për deputet të Partisë Socialiste, ishte koha e ndarë padrejtësisht mes punës dhe familjes, ku kësaj të fundit siç u shpreh dhe Xhafaj i ka kushtuar shumë pak vëmendje në krahasim me kohën e dedikuar detyrës.

A do të kishit dashur të ndërtonit një marrëdhënie tjetër me opozitën? – pyeti GAZETARJA Ilva Tare ish-ministrin.

“Unë personalisht kam qenë shumë i kujdesshëm. E kundërta ka qenë krejt tjetër. Arsyet, besoj është përsëri reforma në drejtësi,” – u shpreh Xhafaj.

Sipas tij arsyeja pse duhet bërë pjesë e Kuvendit edhe pas 30 vjetësh në politikë, është vizioni që Xhafaj ka për të mbështetur luftën kundër korrupsionit.

“Sepse besoj se kam njohjen e nevojshme, vizionin e duhur, dhe vullnetin për ta mbështetur këtë vizion. Unë mendoj se korrupsioni është një gangrenë e madhe në këtë vend. Korrupsioni nuk është një perceptim më, por është realitet dhe një ndër arsyet që u detyruam të bënim një reformë aq të thellë ishte korrupsioni. Për të luftuar korrupsionin e xhepit, por edhe atë që quhet ndryshe si korrupsionin i kravatës. Korrupsioni i xhepave dëmton, por korrupsioni i kravatave shkatërron sistemin shtetëror, e gërryen sistemin demokratik dhe qeverisjen vendit.  Reforma në drejtësi është një hap i madh dhe shpejt do shohim rezultat në këtë drejtim,” – tha ai.

Kandidati për deputet i PS-së nuk nguroi të theksonte për të disatën herë se misioni i tij në politikë lidhet drejtpërdrejt me çuarjen deri në fund të reformës në drejtësi.

“Ky nuk është një projekt që e kam nisur katër-pesë vjet para. Ky është një projekt që e kam nisur që nga dita që jam bërë ministër Drejtësie, hap pas hapi. Një ditë tjetër nëse do të jem këtu në studio, ju premtoj se do tua tregoj me detaje se cili ka qenë ky rrugëtim i gjatë për të ardhur deri këtu,” – përfundoi Fatmir Xhafaj.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021