Dita Kombëtare e të Zhdukurve në Kosovë, Ambasada e SHBA: Familjet pa përgjigje!
Sot është dita Kombëtare e të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë.
Si sot, në 27 prill të vitit 1999, në fshatin Mejë të komunës së Gjakovës, rreth 90 kilometra larg Prishtinës, forcat serbe vranë rreth 400 shqiptarë në një nga masakrat më të rënda gjatë luftës në Kosovë.
Shumica e trupave të të vrarëve u gjetën në varreza masive ku ishin dërguar nga forcat serbe për të fshehur gjurmët e mizorive të tyre.
Por sot e kësaj dite disa varreza në fshatin Mejë vazhdojnë të mbesin bosh dhe shumë familje ende nuk dinë asgjë për fatin e familjarëve të tyre. Çdo vit, me 27 prill, në këtë fshat mbahet tubim përkujtimor në nderim të shqiptarëve të vrarë e të zhdukur nga forcat serbe.
Lidhur me këtë ditë përkujtimore ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Përmes një postimi, Ambasada bën thirrje që procesi për gjetjen e përgjigjeve për të zhdukurit të mbyllet dhe familjarëve t’u jepen përgjigjet e merituara.
“Sot është Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur në Kosovë. Pas mbi dy dekadash, familjeve ende u mungojnë përgjigjet dhe mbyllja e këtij procesi për më të dashurit e tyre. Sot, ne qëndrojmë së bashku me familjarët që ende – dekada më vonë – nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre të zhdukur. Prioritet duhet të jetë gjetja e përgjigjeve që parashikojnë përfundimin e këtij procesi të familjarëve të të zhdukurve”, shkruhet në postimin e Ambasadës së SHBA në Facebook.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta