Krizë e dyfishtë për fasonët, mungojnë paketat e ndihmës, eksportuesit ndalin furnizimin
Sektori fason po përjeton një krizën më të mëdha në vend, e cila po shoqërohet me mbylljen e dhjetëra aktiviteteve çdo muaj. Përpos mungesës së mbështetjes financiare nga qeveria, muajt e fundit kjo industri po has vështirësi edhe me furnizimin me lëndë të parë nga shtetet e BE-së.
Efektet e krizës së pandemisë COVID-19 po reflektohen tek industria e fasonëve, pasi kontratat e porosive nga shtetet e BE-së janë reduktuar. Të dhënat e muajve të parë të vitit, tregojnë se eksportet, megjithëse me një volum në rritje në total, për grupin e tekstileve dhe këpucëve kanë një rënie të ndjeshme. Sipas INSTAT, eksportuesit të mëdhenj në këtë sektor, të tillë si Gjermania, Spanja, Italia e Greqia nuk po dërgojnë lëndë të parë, duke ndikuar direkt në mbylljen e NIPTI-t apo shkurtimin e punonjësve në industrinë fasone brenda vendit.
Fasonët po thellojnë rënien e aktivitetit të tyre, ku rezulton se në janar shitjet kanë pësuar ulje me 12% dhe në shkurt me 18%.
Drejtuesit e këtij biznesi janë ankuar në mënyrë periodike se nuk kanë marrë mbështetje për të mbuluar humbjet që kanë sjellë masat strikte të pandemisë, madje duke dërguar shpesh kërkesa konkrete në drejtim të qeverisë. Sipas shifrave që japin shoqatat e fasonëve në vend, janë rreth 760 ndërmarrje dhe 76 mijë familje të cilat e kanë lidhur jetën direkt këtë industri, por së fundmi për shkak të situatës, 70 aktivitete janë detyruar të dalin nga tregu.
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta