Irani prezanton një dron të ri kamikaz
Ushtria iraniane e ka prezantuar të dielën një dron të ri sulmues, i cili është i dizajnuar për të fluturuar drejt në cak për të shpërthyer, sikurse lloji i dronit që po përdoret nga Rusia në luftën në Ukrainë.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, droni i ri iranian – emri i të cili nuk është zbuluar publikisht ende – është i ngjashëm me dronin rus Zala Lancet, i cili u prodhua për herë të parë në vitin 2020.
Irani pretendon se ka bërë përparime të mëdha në prodhimin e dronëve në vitet e fundit. Dronët e prodhuar nga Irani janë përdorur shumë nga forcat ruse prej se Moska e nisi pushtimin e Ukrainës më 2022.
Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Kanadaja vendosën sanksione të reja kundër Teheranit të enjten, duke e vënë në shënjestër prodhimtarinë dhe eksportin e dronëve të këtij vendi, pas sulmeve ajrore iraniane kundër Izraelit.
Irani i ka kundërshtuar ashpër këto sanksione.
Teherani e sulmoi Izraelin si përgjigje ndaj një sulmi të dyshuar izraelit në një konsullatë iraniane në Damask të Sirisë, ku u vranë disa persona, përfshirë dy komandantë të lartë të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)