Inteligjenca e Kievit: Dronët ukrainas goditën fabrikën ruse të çelikut
Dronët ukrainas goditën dhe dëmtuan një fabrikë të madhe çeliku ruse gjatë natës, ka thënë një burim i inteligjencës së Kievit për Reuters.
Sipas mediave të huaja, burimi tha se sulmi kishte shkatërruar pjesërisht një “stacion oksigjeni” në Uzinën Metalurgjike Novolipetsk në rajonin e Lipetsk.
Kjo do të kishte një ndikim afatgjatë në punën e kompanisë, tha burimi.
Lajmi vjen pasi Reuters raportoi se Ukraina kishte goditur dy depo nafte në pronësi të Rosneft që përmbanin 26,000 metra kub karburant në rajonin e Smolensk në të njëjtën natë.
Kujtojmë se SHBA miratoi ndihmën prej 60.8 miliardë dollarësh për Ukrainën, e cila pritet ti japë një tjetër dimension luftimeve kundër Rusisë, e cila kishte përparuar gjatë muajve të fundit në fushën e betejës.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 10:37 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 10:33 Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi