Dronët ukrainas sulmojnë rafinerinë ruse të naftës

24 Prill 2024 | 13:20

Dronët ukrainas i kanë goditur objektet e energjisë dhe karburantit në rajonin rus Smolensk, duke ua vënë zjarrin atyre, tha të mërkurën guvernatori rajonal Vasily Anokhin.

“Rajoni ynë është duke u përballur me sulme nga dronët ukrainas përsëri”, shkroi Anokhin në Telegram.

Ai tha se nuk ka viktima dhe se ekipet e shpëtimit po punojnë për ta shuar zjarrin në Smolensk dhe në rrethinat e Yartsevos.

Kanali YE Astra në Telegram e publikoi një video të xhiruar nga dëshmitarët, e cila shfaq një zjarr të madh në një rafineri.

Në javët e fundit, Ukraina ka kryer sulme në rafineritë ruse të naftës dhe në ndërtesat e tjera industriale duke përdorur dronë me rreze të gjata veprimi.

Një sulm më 17 mars i kishte për cak dhjetëra rafineri ruse të naftës, që raportohet se përbënin rreth 12 për qind të kapacitetit të Rusisë për përpunimin e naftës.

Sulmi i së mërkurës vjen një ditë pasi Senati amerikan e miratoi një paketë të shumëpritur me ndihmë ushtarake për Ukrainën, në vlerë rreth 60 miliardë euro

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)

Një ekip treni u rrethua nga flakët e një zjarri pyjor pranë Armstrong, Ontario, Kanada. Ekipi i Hekurudhave Kombëtare Kanadeze (CN) shpëtoi i sigurt, ndërsa...
11:29 | 16/07/2026

ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas

Zyra e Emigracionit dhe Doganave e SHBA-së tha se zyra e saj në terren në Harlingen, Teksas, arrestoi 238 emigrantë në një operacion njëditor në...
11:20 | 16/07/2026

Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance pranoi se administrata Trump “gaboi” në trajtimin e njoftimit dhe publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein, duke thënë se Shtëpia...
10:51 | 16/07/2026