U arrestuan për protestën para Bashkisë Tiranë, lirohen 2 protestuesit e opozitës

30 Prill 2024 | 10:19

Gjykata e Tiranës ka liruar 2 protestuesit e opozitës të ndaluar për protestën e fundit para bashkisë së Tiranës ku u hodh një sasi molotovi dhe u përplasën me forcat e policisë.

Detyrim paraqitjeje një herë në muaj dha Gjykata për Ahmet Maja dhe Lulzim Nela. Gjithashtu vendimi shoqërohet me masën ndalim i pjesëmarrjes në protesta e tubime.

Tri ditë më parë, 1 person u vu në pranga dhe një tjetër u vu nën hetim për shkak se hodhën molotov në protestën e zhvilluar nga Rithemelimi dhe PL para Bashkisë së Tiranës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026